OVERLAC – Boje Vaji Mat per Metal

Over Lac eshte boje vaji ekonomike per perdorim ne siperfaqe te brendshme dhe te jashtme. Eshte e pershtatshme per siperfaqet e drurit dhe ato metalike. Pas lyerjes e le siperfaqen gjysme-mat. Perhapet lehte, thahet shpejt edhe e le siperfaqen e lemuar.

Category:

Description

Aplikimi: Perdoret me rrul, furce apo pistolete me ajer. Te tundet dhe perzihet mire para perdorimit.

Paketimi: Tregetohet ne masen 1 Kg, 5kg , 20kg dhe 200kg.

Hollimi: Per perdorimet  me rrul apo furce te hollohet ne mase 5-15% me dylient D200 te markes DAYLUX apo White Spirit. Per lyerjet me pistolete te hollohet ne masen 20-30 %.

Mbulimi : 12-13 m²/kg ne  varesi te siperfaqes.

Koha e tharjes: Ne nje dite normale: 1-2 ore mbas aplikimit mund te preket lehtesisht. Rilyerja keshillohet mbas 4-6 oresh. Ne kohe me lageshtire, koha e tharjes zgjat me shume. Keshillohet lyerja ne temperature mbi 5°C dhe nen 40°C.

Ngjyrat: E gatshme ne 24 ngjyra.

Shenim: Pastroni furcat dhe veglat e tjera te punes me holluesin D200 te markes DAYLUX pasi te keni perfunduar pune. Aplikimi dhe tharja duhet bere ne temperatura mbi 5°C dhe ne kushtet normale te lageshtise. Sigurohuni qe te kete ajerosje gjate lyerjes dhe procesit te tharjes. Mbylleni mire kutine pasi e keni hapur ate. Produkti i holluar nuk duhet te riperdoret sepse mund ti kete humbur vetite e tij me kalimin e kohes. Gjate magazinimit mbajeni produktin larg diellit, ngrices, nxehtesise se madhe dhe lageshtise.

Siperfaqja duhet te jete e thate dhe  e paster, e pastruar nga ndryshku, pluhuri, grasot apo materialet e tjera ngjitese. Keshillohet pastrimi i siperfaqes me  leter zmeril dhe te jete e lyer me perpara me astarin anti ndryshk ANTICOR te markes DAYLUX. Te trazohet mire perpara perdorimit. Per njesi per faqet e perfunduar mire dhe te lemuar keshillohet kalimi  me dy shtresa boje.

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per  te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Kujdes: I demshem ne rast gelltitjeje! Ne rast se ndodh duhet te kerkohet menjehere ndihma e mjekut, duke treguar permbajtjen e kutise! Te shmanget kontakti me  lekuren apo syte! Mund te shkaktoje demtim te lekures nese nuk perdoren masa mbrojtese! Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem! Te mbahet larg femijeve! Te perdoret ne mjedise te ajrosura  mire! Keshillohet mbrojtje ndaj syve si dhe mbajtja e dorezave gjate aplikimit!