Kompania “Daylux” sh.p.k eshte lider per prodhimin dhe shperndarjen e bojrave ne Shqiperi. Kompania ka me shume se 27 vjet eksperience ne Industrine Kimike te Bojrave. Si lider ne tregun Shqiptar, ne vazhdimisht riorganizojme strukturen tone duke pasur nje grup menaxheresh shume aktiv. Ekipi jone perbehet nga 45 persona perfshire disa nga kimistet me te mire ne Europe dhe profesioniste ne prodhimin e bojrave me mbi 35 vjet ekperience ne kete fushe. Kompania jone ka nje sistem shperndares shume efektiv me mbi 260 pika shitjesh ne Shqiperi dhe duke eksportuar ne 5 vende te ndryshme te rajonit. Garantojme shperndarjen e produktit brenda 24 oreve pasi eshte konfirmuar porosia e klientit. Kapaciteti i prodhimit te fabrikes tejkalon 100 ton bojradhe 35 ton bojra zmalto ne dite.
Kush Jemi
Misioni
Prodhimi dhe shperndarja e produkteve me cilesore te mundshme per klientet dhe konsumatoret tane, duke prodhuar bojra me cilesi te qendrueshme, besueshme dhe qe kane jetegjatesi. Ne mbrojme shendetin e konsumatorit dhe ambjentin duke prodhuar produktet me Ekologjike te Industrise se Bojrave me materiale jo te demshme.
Vizioni
Qe nga viti 2002 Daylux eshte lider ne tregun Shqiptar te Bojrave, dhe ne besojme se do te behemi nje nga kompanite lider ne Rajonin e Ballkanit ne 10 vitet e ardhshme, duke investuar vazhdimisht ne Kerkim dhe Zhvillim, Qendrueshmeri te Cilesise, Menaxhim te Marredhenieve me Klientin dhe duke permiresuar gjithmone produktet tona.
Orientohemi ndaj klientit
Ne krijojme dhe menaxhojme marredhenie te suksesshme me klientet, duke iu ofruar jo vetem produktet me cilesore por dhe duke ju ofruar sherbimin me profesionist, me te cilin krenohemi.
Qendrueshmeri
Duke qene se kemi ne pjese te stafit tone disa nga kimistet me te mire ne Europe dhe disa nga teknologjite me moderne, ne garantojme gjithmone cilesine me te larte dhe më me qendrueshmeri ne tregun Shqiptar.
Vlerat
Vlerat baze: Mbrojta e Shendetit, Miqesor ndaj Mjedisit, Qendrueshmeria e Cilesise.
Perkushtimi
Ne kemi pasion per bojrat dhe i mbajme premtimet tona duke bere ate qe themi se do bejme, dhe duke qene te sinqerte me klientet tane.
Ne Jemi NJE
Nje nga pikat tone me te forta eshte skuadra jone. Duke patur parasysh gjithmone vizionin e kompanise, stafi jone mundohet qe te punoje gjithmone si NJE skuader e vetme ne menyren me profesionale te mundshme duke qene sa me krenar per ate çka kompania perfaqeson.
Pergjegjesite e Kompanise ndaj Komunitetit
Politika me e rendesishme e zhvillimit per kompanine tone eshte qe te kujdesemi per shendetin e njeriut dhe njekohesisht per Ambjentin.
Kompania jone eshte e perkushtuar qe te prodhoje produkte me impaktin me te vogel negativ ne mjedisin qe na rrethon, duke perdorur amballazhin e duhur, shperndarjen, perdorimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Daylux ka realizuar nje pune domethenese ndaj shoqerise jo vetem ne ambjentet e punes duke menaxhuar higjienen dhe masat mbrojtese, por dhe ne komunitet me te gjere. Kompania ka ofruar boje Ekologjike falas per me shume se 20 shkolla dhe kopshte ne Tirane apo qytetet e tjera, dhe ofron cmime me te uleta per njerezit qe jane ne pension dhe per njerezit ne nevoje ekonomike.