NITRO+ – Boje Metalike profesionale me baze nitro

Nitro+ eshte boje super zmalto me baze nitro, me shkelqim, per lyerje te siperfaqeve te brendshme dhe te jashtme. Eshte e pershtatshme dhe per siperfaqet e metalit, drurit, qelqit apo plastikes. Zoteron cilesi te larte mbuluese, eshte super rezistente ndaj kushteve te mjedisit, larjeve te vazhdueshme dhe ka stabilitet gjate viteve.Karakterizohet per rezistence ndaj gervishtjeve apo kruarjeve.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te brendshme dhe te jashtme te perbera nga metal, dru.

Aplikimi: Perdoret me rrul, furce apo pistolete me ajer. Te tundet dhe perzihet mire para perdorimit.

Paketimi: Tregetohet ne masen 900 ml dhe 2.5L.

Hollimi: Per perdorimet  me rrul apo furce te hollohet ne mase 10-15% me dylient D200 te markes DAYLUX. Per lyerjet me pistolete te hollohet ne masen 15-20% D200.

Mbulimi: 13-16 m²/kg  ne  varesi te siperfaqes.

Tharja: Ne nje dite normale: 1-2 ore mbas aplikimit mund te preket lehtesisht. Rilyerja keshillohet mbas 4-6 oresh. Ne kohe me lageshtire, koha e tharjes zgjat me shume. Keshillohet lyerja ne temperature mbi 5°C dhe poshte 40°C.

Ngjyrat:  E gatshme ne ngjyre transparent dhe te bardhe. Ngjyroset ne nje numer te pafund ngjyrash ne baze te katalogeve Daylux.

Shenim: Pastroni furcat dhe veglat e tjera te punes me holluesin D200 te markes DAYLUX pasi te keni perfunduar pune. Aplikimi dhe tharja duhet bere ne temperatura mbi 5°C dhe ne kushtet normale te lageshtise. Sigurohuni qe te kete ajerosje gjate lyerjes dhe procesit te tharjes. Mbylleni mire kutine pasi e keni hapur ate. Produkti I holluar nuk duhet te riperdoret sepse mund ti kete humbur vetite e tij me kalimin e kohes. Gjate magazinimit mbajeni produktin larg diellit, ngrices, nxehtesise se madhe dhe lageshtise.

Siperfaqja duhet te jete e thate dhe e paster, pa ndryshk, pluhura, graso apo materiale te tjera ngjitese. Keshillohet pastrimi i siperfaqes me leter zmeril dhe duhet qe siperfaqja te jete e lyer me perpara me astarin antindryshk Nitro Primer te markes DAYLUX. Te trazohet mire perpara perdorimit. Per njesi per faqet e perfunduar mire keshillohet kalimi me dyshtresa boje

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per  te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Kujdes: I demshem ne rast gelltitjeje! Nese ndodh te kerkohet menjehere ndihma e  mjekut, duke treguar permbajtjen e kutise! Te shmanget kontakti me lekuren apo syte! Mund te shkaktoje demtim te lekures nese nuk perdoren masa mbrojtese! Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem! Te mbahet larg femijeve! Te perdoret ne mjedise te ajrosura mire! Keshillohet mbrojtje ndaj syve si dhe mbajtja e dorezave gjate aplikimit!