Graffix – Astar

Graffix eshte astar per grafiato. Mundeson lidhjen e siperfaqes me grafiaton dhe lehteson shume hapjen e saj. Nje perberje akrilike ngjyre e bardhe, ideale per siperfaqe te brendshme dhe te jashtme te cilat jane te perbera nga suvaja, betoni ose bojerat me baze uji (zmalto, akrilike etj). Permireson pamjen e jashtme te fasadave, mbulimin dhe ngjitjen e bojerave akrilike ne vende te buta ose pjese me te ngritura te siperfaqes. Eshte pjese e Izolimit Termal te jashtem te fasadave.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te brendshme dhe te jashtme te perbera nga beton, suva apo cimento.

Aplikimi: Me furce ose me rrul.

Paketimi: Mundesohet ne kova 3lt dhe 10lt.

Mbulimi: 10-12m²/Lt per cdo dore ne njesi per faqe te pergatitur si duhet.

Ngjyrat: Mundesohet e bardhe por mund te ngjyroset sipas sistemit kompjuterik te ngyrave “D-Mix” i firmes Daylux.

Koha e tharjes: Pas 45-60 minutash ne varesi te kushteve atmosferike. Mund te rilyhet pas 3-4 oresh.

Shenim: Mjetet e punes duhen pastruar menjehere pas perdorimit. Nuk duhet aplikuar ne temperatura nen 5°C dhembi 40°C.

Siperfaqja duhet te jete e paster, e thate, pa pluhura, yndyre ose boje tjeter.

Duhet mbajtur sipas rregullave lokale. Nuk duhet ruajtur ne temperatura nen 3°C dhe mbi 40°C. Duhet te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire . Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per  te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Udhezohet qe bojerat te mbahen larg femijeve! Ambalazhi bosh te mos perdoret  per ruajtjen e ushqimit! Te shmanget kontakti me lekuren apo syte! Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!