SPATOLUX – Stuko Patinimi Puder

SpatoLux eshte nje stuko puder e bluar shume holle, dhe e perforcuar ne perberje nga rezina akrilike. Perdoret per te niveluar dhe sheshuar siperfaqet e jashtme te objekteve. Duke i shtuar uje behet nje perzierje homogjene, paste si krem e cila punohet shume lehte. Shtrihet lehte dhe ka veti mbushese dhe performance shume te larte. Thahet shpejt, mund te zmerilohet lehte dhe nuk rrudhoset ose cahet, gje e cila mundeson nje siperfaqe shume te bardhe dhe te lemuar ne perfundim.

Category:

Description

Perdorimi: Eshte e pershtatshme per mure dhe tavane prej betoni, tulle dhe zevendeson stukot e vajit dhe materialet e ngjashme.

Aplikimi: Me shpatull, mistri suvaje ose pistolete ajeri.

Tretja: Rreth 5.7-6 litra uje per 15kg stuko Spatolux. Reziston 2-3 ore ne kove duke u perzier me raste, por nuk I duhet shtuar uje.

Mbulimi: Rreth 1m²/kg per nje shtrese 1 milimeter te trashe.

Koha e tharjes: Rreth 1-2 ore. Shtresa e dyte duhet bere pas 3-4 oresh. Koha e tharjes varet nga kushtet atmosferike dhe nga trashesia e shtreses se dhene.

Shenim: Hiq sa me shume boje te jete e mundur nga furcat perpara pastrimit. Pastroji mjetet e punes me sa me shume uje te jete e mundur dhe me detergjent nese eshte e nevojshme. Nuk duhet aplikuar nen temperaturat 10°C dhe mbi 40°C.

Hidh ne 6LT uje (maximumi) nje thes 15kg me Stuko Spatolux dhe perzieje, mundesisht me trapan per perzierjen e stukos deri sa perberja behet homogjene. Pas perzierjes lejeni stukon disa minuta (rreth 10 minuta) perpara se te filloni punen. Perziejeni here pas here ne menyre qe stuko te ngelet e bute dhe e kollajte per perdorim, por nuk duhet shtuar uje. Stuko Spato luks mund te aplikohet me shpatull ne 2 ose me shume shtresa. Nuk rekomandohet aplikimi i trashesise me shume se 5 milimeter. Pas shtreses se pare duhet pritur te pakten 3-4 ore perpara aplikimit te nje tjeter shtrese. Koha e pritjes per ti kaluar nje tjeter shtrese varet nga kushtet atmosferike. Shtresa finale mund te ferkohet me leter zmeriluese pas 12 oresh pas perfundimit. Stuko Spatolux duhet aplikuar dhe pritur te thahet ne temperaturat qe varjojne nga 5 deri ne 35°C. Ne rast aplikimi ne temperature mbi 35°C, siperfaqja duhet te laget me uje para. Duhet pasur ajerosje gjate perdorimit dhe tharjes. Perdorni mjetet e duhura mbrojtese per frymemarrjen.

Siperfaqet duhet te jene te pastra nga pluhurat, materialet ngjitese, pislleqet, yndyrnat ose kriperat, dhe duhet te jene te thata. Ne rast suvaje rekomandohet lyerja e siperfaqes me astar te firmes Daylux perpara se ti kaloni shtresen e bojes.

Duhet mbajtur ne nje vend te thate, mundesisht ne paleta, ne temperatura qe variojne nga 5 deri ne 40°C. Reziston deri ne 12 muaj nga data e prodhimit.

Ka mundesi demtimi serioz tek syte! Mbajeni larg femijeve! Shmangni kontaktin me lekuren dhe syte! Ne rast kontakti me syte, shplajini menjehere me uje te bollshem dhe nese eshte e nevojshme kerkoni ndihmen e mjekut! Vishni mbrojtes per syte/fytyren! Ne rast gelltitjeje kerkoni menjehere ndihmen e mjekut dhe tregojini kete etike te ose thes!