Description
Perdorimi: Ne cdo siperfaqe metalike te re ose te vjeter (ndryshkur).
Aplikimi: Mund te lyhet me furce, rrul ose me pistolete me ajer.
Paketimi: Mundesohet ne kuti 750ml ose 2.5Lt.
Tretja: Hollohet me 15-20% diluent D200 I firmes Daylux.
Mbulimi: 8-10m²/Lt per cdo dore, ne varesi te kushteve te lyerjes, ne njesi per faqet e pregatitur sic duhet.
Koha e tharjes: 30-60 minuta ne varesi te kushteve atmosferike.
Rimbulimi: Pas 2-3 oresh.
Hiqni ndryshkun ose bojen e vjeter nga siperfaqet metalike. Perdorni leter zmeriluese per ta bere si perfaqen te lemuar ne menyre qe boja te kete ngjitje maksimale. Kur siperfaqja te jete e thate dhe e paster, pa pluhura ndryshk, pislleqe ose yndyrna, aplikoni 1-2 duar Direct 3ne1. Lyeni shpejt dhe me kujdes ne menyre qe te siguroni njesi per faqet e mbuluar plotesisht nga boja dhe te arrini izolim total nga lageshtia, sidomos ne disa pika te veshtira te siperfaqes sic jane cepat. Mbrojtja me e mire behet me trashesi boje 100μm e cila formohet duke aplikuar 2 duar Direct3ne1.
Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.
Te mbahet larg femijeve! Ambalazhi bosh te mos perdoret per ruajtjen e ushqimit! Te shmanget kontakti me lekuren apo syte! Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!