Super DAYCRYL

Super DAYCRYL eshte boje e cilesise me te larte, me resine 100% akrilike dhe e perzgjedhur per te siguruar nje mbrojtje afatgjate dhe te qendrueshme te siperfaqes. Eshtë ideale per lyerje te cdo siperfaqeje te jashtme dhe brendshme të perbëra nga beton, siperfaqe te suvatuara, dru, çimento , tulla. Aplikohet me lehtesi, pa probleme, si dhe kombinon bardhesine, fuqine mbuluese dhe rezistencen ndaj kushteve atmosferike (rrezet e diellit, shiu, lageshtia, smogu, mjegulla, uji i detit). Super DAYCRYL 1001 rekomandohet te perdoret per lyerjen vecanerisht te siperfaqeve te hoteleve dhe ndërtesave bregdetare.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo sipërfaqe te jashtme dhe të brendshme te perbërë nga beton, suva, dru, çimento, tulla.

Aplikimi: Aplikohet me rrul, furçë apo pistolete me ajer.

Mbulimi: 12-14m²/Lt ne varesi te siperfaqes dhe menyres se aplikimit.

Koha e tharjes: 1-2 ore nese temperatura eshte 25°C. Koha e tharjes varet nga kushtet atmosferike.

Rimbulimi: Pas 3-4 orësh. Ne kohe te ftohte ose me lageshtire koha e tharjes zgjat me shume.

Ngjyrat: DAYCRYL GOLDEN 1001 prodhohet e bardhe dhe ngjyroset me mbi 1000 ngjyra sipas sistemit kompjuterik “D-MIX” te firmes Daylux.

Shenim: Veglat e punes duhet te lahen me uje te bollshem menjehere pas perdorimit ose dhe me detergjent nese eshte e nevojshme. Duhet te lyhet, mbahet dhe te thahet ne temperatura mbi 5°C dhe nen 40°C.

 

 

Baza e bojes Paketimi     Hollimi me uje
E bardhe 1 Lt 3 Lt 10 Lt 5-10%
Baza P 1 Lt 3 Lt 10 Lt 5-10%
Baza D 1 Lt 3 Lt 10 Lt 5%
Baza Tr 1 Lt 3 Lt 10 Lt 0% (E gatshme per perdorim)

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër dhe e thatë, pa pluhur, yndyre apo bojë te  mbetur. Keshillohet përdorimi i stukos akrilike SPATOLUX te firmes DAYLUX për të mbushur poret apo plasaritjet. Sipërfaqet e reja të perbëra nga suva, beton, çimento duhet te lyhen fillimisht  me Astar Akrilik 100% te firmes   DAYLUX me baze H2O, ose astar “DUROLUX” me baze diluenti, i cili tretet  ne raportin 100% me dylient “D200” te  firmes Daylux.

Duhet te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te  fresketa dhe te ajerosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur  rrjedhjen e permbajtjes.

Udhezohet qe bojerat te mbahen larg  femijeve! Ambalazhi bosh te mos   perdoret per ruajtjen e ushqimit! Te  shmanget kontakti me lekuren apo syte! Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te  kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!

Vlerat maksimale te lejuara nga BE rreth permbajtjeve organike te paqendrueshme/avullueshme (Direktiv 2004/42/CE) per kete produkt (ketegoria A/a Siperfaqe te jashtme. Tipi WB): 40g/l(2010). Ky produkt permban maksimumi 22g/l VOC (produkt i gatshem per perdorim)