ROOF SEALER – Boje Hidroizoluese Elastomerike

Roof Sealer eshte boje per izolimin e tarracave (monotiko) me perberje akrilike te shkelqyer dhe materiale qe kane veti elastike te larte. Eshte e pershtatshme per tarraca, tualete, pishina apo per cdo siperfaqe ku hidroizolimi eshte i nevojshem. Krijon nje ngjitje afatgjate mbi cdo siperfaqe (beton, tulle, dru, metal) dhe ka rezistence fantastike ndaj kushteve atmosferike (avujve, rrezeve te diellit, shiut, bresherit apo debores) dhe rrezeve ultraviolet. E mban elasticitetin ne temperatura qe variojne nga -30°C deri ne 70°C.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te jashtme e perbere nga beton, tulle, dru, metal ku hidroizolimi eshte i nevojshem.

Aplikimi: Aplikohet me rrul ose furce. Dora e pare te aplikohet vertikalisht, ndersa e dyta horizontalisht (ne drejtim me kend 90nga dora e pare).

Paketimi: Ne kuti 750ml, 3Lt dhe 10Lt.

Tretja: Dora e pare tretet me 50% uje te paster. Dora e dyte nuk ka nevoje per tretje, por do lyer ne drejtim te kundert nga dora e pare.

Mbulimi: 5m²/Lt ne siperfaqe te pergatitur si duhet.

Koha e tharjes: 3-4 ore pas lyerjes ne varesi te kushteve atmosferike.

Rimbulimi: Pas 6-8 oresh. Ne kohe me lageshtire koha e tharjes zgjat me shume.

Ngjyrat: Prodhohet e bardhe dhe mund te ngjyroset sipas sistemit kompjuterik “D-MIX” te firmes Daylux ne varesi te preferencave.

Shenim: Mjetet e punes duhen pastruar menjehere pas perdorimit me uje te bollshem ose me detergjent nese eshte e nevojshme. Duhet te lyhet dhe te thahet ne temperatura mbi 5°C dhe nen 40°C.

Sipërfaqja duhet të jetë e pastër dhe e thatë, pa pluhur, yndyre apo bojë te  mbetur. Keshillohet përdorimi i stukos  akrilike te firmes DAYLUX për të mbushur poret apo plasaritjet. Sipërfaqet duhet  te  lyhen fillimisht me astar me baze dyleni DUROLUX i tretur me 50-60% me holluesin D200

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave  lokale. Te ruhet ne vende te thata, te  fresketa dhe te ajrosura mire . Ambalazhi  i  hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Udhezohet qe bojerat te mbahen larg  femijeve! Ambalazhi bosh te mos perdoret  per ruajtjen e ushqimit! Te shmanget  kontakti me lekuren apo syte! Ne rast  kontakti te lahen me uje te bollshem dhe  sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar   permbajtjen e kutise!