GOLDENLAC RAL – Boje Zmalto Rezistente ndaj Gervishtjeve

Golden Lac eshte nje boje me shume shkelqim, jetegjate si dhe rezistence, ideale per makinerite, makinat, dhe cdo siperfaqe prej metali ose druri. Ka veti niveluese te shkelqyera, shume mbulim dhe ruan shkelqimin gjate kalimit te viteve. Eshte shume rezistente ndaj kushteve atmosferike. Ka ngjitje shume te forte dhe eshte jashtezakonisht shume rezistente ndaj larjeve te vazhdueshme.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te perbere nga metali ose druri.

Aplikimi: Mund te lyhet me pistolete me ajer, rrul ose furce.

Paketimi: Mundesohet vetem ne kuti 900ml.

Tretja: Tretet me 10% Dylen D-200 i firmes Daylux.

Koha e tharjes: Pas 2-3 oresh ne varesi te kushteve atmosferike.

Mbulimi: 10-12m²/Lt ne varesi te siperfaqes.

Rimbulimi: Pas 20-24 oresh ne varesi te kushteve atmoferike.

Shenim: Tunde mire perpara perdorimit. Nuk duhet te lyheni ne temperaturat poshte 5°C dhe mbi 40°C, apo ne lageshtire mbi 80%. Mjetet e punes duhen lare menjehere pas perdorimit me Diluent D-200 te firmes Daylux.

Siperfaqet duhet te jene te thata, te pastra nga pluhurat apo pislleqet, yndyrnat dhe te pergatitura me lyerjen e meparshme te duhur. Siperfaqet metalike apo plastike duhet te lyhen me perpara me nje dore Astar Uji ose Astar per siperfaqet me shkelqim.

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per  te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Merr flake! Avujt nese thithen mund te krjojne marrje mendsh! Lyerja e vazhdueshme pa mjetet mbrojtese mund te shkaktoje tharje te lekures ose carje te saj! Mundohuni te shmangni kontaktin me lekuren! Perdorni vende me ajerosje te mire per lyerjen. Eshte helmuese ndaj organizmave ujore! Mos e hidhni ne mjedis! Ne rast gelltitjeje kerkoni ndihmen e mjekut me te afert dhe tregojini kete etikete ose kuti!