Description
Ne saje te perberjes se saj specifike, pengon zhvillimin e baktereve, duke qene ideale ne lyerjet e siperfaqe me kerkesa te larta higjenike dhe kushte sterile si, dhomat e femijeve, klinikat e lindjes, klinika kirurgjikale, spitale, shkolla, kopshte, palestra, zyra, dyqane, supermarkete ushqimore, hotele.
Perdorimi: Ne cdo sipërfaqe të brendshme te perbërë nga beton, suva, dru, çimento, tulla.
Aplikimi: Lyerja me rrul, furce ose pistolete me ajer.
Paketimi: Tregetohet ne masa 1L, 3L & 10L.
Tretja: Tretet 5-10 % me uje.
Mbulimi: 12-14 m²/l ne varesi te siperfaqes.
Koha e tharjes: 30-60 min pas lyerjes, ne varesi te kushteve atmosferike. Rilyerja te behet pas 3-4 oresh.
Shenim: Nuk rekomandohet lyerja nen temperaturen 5 °C dhe mbi 40°C. Ne perfundim veglat e punes te lahen me uje te bollshem dhe me detergjent nese eshte e nevojshme.
Sipërfaqja duhet të jetë e pastër, e thatë, pa materiale ngjitese, yndyra, kripëra. Rekomandohet te perdoret stuko akrilike SpatoLux e firmes Daylux per carjet, plasaritjet apo nivelimin e siperfaqes. Për sipërfaqe të reja ose siperfaqe te lyera me gelqere apo bojera te cilesise se dobet, keshillohet lyerja fillimisht me astar plastik me baze uji e firmes Daylux, si dhe me pas te aplikohen dy shtresa te GOLDEN Kitchen & Bathroom. Per rilyerjen e siperfaqeve ku myku rritet, duhet qe perpara lyerjes siperfaqja te pastrohet fillimisht me DAYLUX Fungicide. Pas 24 orësh të pastrohen gjurmet e mbetura te mykut, te lahet siperfaqja me uje te paster dhe te lihet deri sa te thahet plotesisht. Pas tharjes se siperfaqes te aplikohen 2 shtresa GOLDEN Kitchen & Bathroom. Të sigurohet ventilim i mirë gjatë aplikimit dhe tharjes. Te perdoren pajisje të përshtatshme mbrojtese nese eshte e nevojshme.
GOLDEN Kitchen & Bathroom prodhohet ne ngjyre te bardhe si dhe ngjyroset ne nje numer te pafundem ngjyrash sipas sistemit kompjuterik “D-MIX” Tinting System te firmes DAYLUX.
Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale. Te ruhet ne vende te thata, te fresketa dhe te ajrosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur rrjedhjen e permbajtjes
Te mbahet larg femijeve! Ambalazhi bosh te mos perdoret per ruajtjen e ushqimit! Te shmanget kontakti me lekuren apo syte! Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!