FINE DAYCRYL – Boje Ekonomike Akrilike Mat

FINE DAYCRYL është boje akrilike,  profesionale, me perberje 100% resine akrilike. Eshte e përshtatshme për aplikim në çdo sipërfaqe të re apo te  lyer me perpara, të perbëra nga beton, suva, dru, çimento, tulla. FINE DAYCRYL aplikohet me lehtesi, thahet shpejt, si  dhe zoteron fuqi te mira ngjitese dhe mbuluese. Ne perfundim, FINE DAYCRYL jep nje siperfaqe te lyer uniforme, mat, si dhe eshte rezistente ndaj lageshtires dhe kushteve atmosferike.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te jashtme dhe te brendshme, te perbere nga beton, suva, dru, çimento, tulla, gips.

Aplikimi: Rrul, furçe apo pistolete me ajer.

Paketimi: Ne kova 3L dhe 9L .

Hollimi: Tretet me 5-10% ujë të pastër.

Mbulimi8-9 m ²/kg ne varesi te  siperfaqes

Koha e tharjes: 1-2 orë pas lyerjes ne varesi te kushteve atmosferike.

Rimbulimi: Pas 4-5 oresh. Ne kohe me lageshtire koha e tharjes zgjat me shume.

Ngjyrat: FINE DAYCRYL prodhohet ne  ngjyre te bardhe dhe mund te ngjyroset sipas sistemit kompjuterik “D-Mix” te firmes DAYLUX.

Shenim: Veglat te lahen me uje te bollshem menjehere pas perdrimit ose edhe me detergjent nese eshte e nevojshme. Temperatura duhet të jetë mbi 5°C dhe nen 40°C gjatë aplikimit dhe tharjes.

Siperfaqja duhet te jete ne gjendje te  mire, e thatë dhe e paster pa yndyre , pluhur apo materiale te tjera ngjitese. Në sipërfaqe të reja apo te lyera me pare me bojra te nje cilesie te dobet, keshillohet   ferkimi i siperfaqes me leter zmerile te pershtatshme, si dhe pastrimi nga   pluhurat apo bojrat e mbetura. Me pas rekomandohet lyerja e siperfaqes me  Astar Akrilik me baze H2O, apo astar “DUROLUX” me tretje 100% me dylient  D 200 te firmes DAYLUX. Te trazohet   mire perpara perdorimit.

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave  lokale. Te ruhet ne vende te thata, te  fresketa dhe te ajrosura mire . Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur rrjedhjen e  permbajtjes.

Te mbahet larg femijeve. Ambalazhi  bosh te mos perdoret per ruajtjen e ushqimit. Te shmanget kontakti me lekuren apo syte. Ne rast kontakti te lahen me uje te bollshem dhe sapun. Ne rast gelltitjeje te  kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise.