ANTICOR – Antiruxho (Astar) per Siperfaqe Metalike

Antikor eshte astar anti-ndryshk i cilesise se larte, i cili mund te perdoret ne cdo siperfaqe metalike te brendshme apo te jashtme. Perdoret per dyer, dritare, kangjella hekuri, makineri apo pajisje me strukture metalike. Thahet shpejt si dhe siguron fortesi, fleksibilitet, si dhe fuqi te larte mbuluese.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe metalike te jashtme apo te brendshme.

Aplikimi: Perdoret me rrul, furce apo pistolete me ajer. Te tundet dhe perzihet mire para perdorimit.

Paketimi: Tregetohet ne masen 1 Kg, 5kg, 20kg dhe 200kg.

Hollimi: Per perdorimet  me rrul apo furce te hollohet ne mase 5-15% me diluent D200 te markes DAYLUX apo White Spirit. Per lyerjet me pistolete te hollohet ne masen 20-30%.

Mbulimi: 13 m²/kg ne varesi te siperfaqes.

Koha e tharjes: Ne nje dite normale 25°C: 20-30 min mbas aplikimit mund te preket lehtesisht. Rilyerja keshillohet mbas 4-6 oresh. Ne kohe me lageshtire, koha e tharjes zgjat me shume. Keshillohet lyerja ne temperatura mbi 5°C dhe nen 40°C.

Ngjyrat: E gatshme ne 4 ngjyra: E bardhe, E zeze, Gri dhe Kafe.

Shenim: Pastroni furcat dhe veglat e tjera te punes me holluesin D200 te markes DAYLUX pasi te keni perfunduar pune. Aplikimi dhe tharja duhet bere ne temperatura mbi 5°C dhe ne kushtet normale te lageshtise. Sigurohuni qe te kete ajerosje gjate lyerjes dhe procesit te tharjes. Mbylleni mire kutine pasi e keni hapur ate. Produkti I holluar nuk duhet te riperdoret sepse mund ti kete humbur vetite e tij me kalimin e kohes. Gjate magazinimit mbajeni produktin larg diellit, ngrices, nxehtesise se madhe dhe lageshtise.

Siperfaqja duhet te jete e thate dhe e paster, e pastruar nga ndryshku i tepert, pluhuri, grasot apo materialet e tjera ngjitese. Keshillohet pastrimi i siperfaqes me leter zmeril. Te trazohet mire   perpara perdorimit. Per njesi per faqet e perfunduar mire keshillohet kalimi me dylyerje, si dhe pastrimi me leter zmerile te imet perpara kalimit te bojes se vajit apo zmaltos.

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per  te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Kujdes: I demshem ne rast gelltitjeje! Nese ndodh te kerkohet menjehere ndihma e  mjekut, duke treguar permbajtjen e  kutise! Te shmanget kontakti me lekuren apo syte. Mund te shkaktoje demtim te lekures nese nuk perdoren masa mbrojtese! Ne rast kontakti, te lahen me uje te bollshem! Te mbahet larg femijeve! Te perdoret ne mjedise te ajrosura mire. Keshillohet mbrojtje ndaj syve si dhe mbajtja e dorezave gjate aplikimit