GLOB HIDROMAT – Hidromat Ekonomik

Hidromati GLOB eshte boje hidromat ekonomike e bazuar ne rezine emulsioni. Eshte e pershtatshme vetem per lyerje te siperfaqeve te brendshme ku larja dhe prekja e  vazhdueshme jane te panevojshme. E pershtatshme për sipërfaqe të tilla si beton, suva, tulla, dru. Perdoret me lehtesi, lejon ajerosjen e siperfaqes duke lene poret e saj te
hapura. Boje ekologjike, pa arome te pakendeshme dhe e pademshme per shendetin e njeriut apo ambjentin.

Description

Perdorimi: Ne cdo sipërfaqe të brendshme te perbërë nga beton, siperfaqe te suvatuar, dru, çimento, tulla.

Aplikimi: Lyhet me furce, rrul ose pistolete me ajer.

Paketimi: Tregetohet  ne masat 1kg, 5kg, 15kg dhe 25kg.

Tretja : 5-10% me ujë të pastër.

Mbulimi: 6-8m ²/kg ne  varesi  te  siperfaqes.

Tharja: Pas  1-3 orësh. Rilyerja pas 4-5 oresh ne  varesi te kushteve atmosferike. Temperatura duhet të jetë mbi 5°C dhe nen 40°C gjatë aplikimit.

Ngjyrat: Prodhohet ne  ngjyre te  bardhe.  GLOB përdoret për përgatitjen e ngjyrave sipas sistemit te ngjyrosjes D-MIX te firmes DAYLUX.

Siperfaqja duhet te jete ne gjendje te mire , e thatë, pa yndyre , pluhur apo materiale te tjera ngjitese. Mund te perdoret per lyerjen e tavaneve. Ne siperfaqe te palyera me perpara nuk eshte e nevojshme ti kalosh dore te pare me astar.

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale. Te ruhet ne vende te thata, te fresketa dhe te ajrosura mire. Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Te mbahet larg femijeve! Ambalazhi bosh  te mos perdoret per ruajtjen e ushqimit! Te  shmanget kontakti me lekuren apo  syte!Ne  rast kontakti te lahen me uje te bollshem  dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!

Vlerat maksimale te lejuara nga BE rreth permbajtjeve organike te paqendrueshme/avullueshme (Direktiv 2004/42/CE) per kete produkt (ketegoria A/a “Tavane dhe mure te brendshme mat (shkelqimi≤ 25@60°)” Tipi WB): 30g/l(2010). Ky produkt permban maksimumi 10g/l VOCs. (produkt i gatshem per perdorim).