Graffix

Graffix eshte Grafiato (suva akrilike) e perforcuar me fibra, per fasada te jashtme, me cilesi superiore, rezistente ndaj kushteve atmosferike, si dhe me veti te jashtezakonshme per rrezatimin UV. Ka cilesi te shkelqyera ngjitese, fortesi dhe elasticitet. Perdoret per te mbrojtur dhe dekoruar siperfaqet e brendshme dhe te jashtme.

Category:

Description

Perdorimi: Ne cdo siperfaqe te jashtme dhe te brendshme perbere nga: suva, beton apo sisteme termale te izolimit.

Aplikimi: Aplikohet me shpatull celiku per perdorim grafiatoje. Te perzihet mire perpara perdorimit. Nuk duhet aplikuar ne temperaturat nen 5°C dhe mbi 35°C.

Paketimi: Vetem ne kova 25kg.

Mbulimi: 1mm= 14m²/25kg; 1.5mm=12m²/25kg; 2mm=10m²/25kg; 2.5mm=8m²/25kg.

Tretja: Te tretet me 2% uje te paster maksimumi.

Koha e tharjes: Thahet pas 4-6 oresh pas perdorimit, ne varesi te kushteve atmosferike.

Ngjyrat: Mundesohet ne ngjyre te bardhe. Graffix mund te perdoret per pregatitjen e nje numri te pafund ngjyrash bazuar ne katalogun Daylux.

Shenim: Mjetet e punes duhen pastruar menjehere pas perdorimit me uje te bollshem dhe me detergjent nese eshte e nevojshme. Mos e aplikoni ne kohe me shi, mjegull ose ne kushte te veshtira atmosferike.

Siperfaqja duhet te jete e paster, e thate, pa pluhur apo yndyrna. Siperfaqet e reja te perbera nga suva, beton, cimento etj. duhet te lyhen paraprakisht me Astar Graffix Primer i Daylux.

Duhet mbajtur sipas rregullave lokale. Nuk duhet ruajtur ne temperatura nen 3°C dhe mbi 40°C. Duhet te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave lokale, ne vende te thata, te fresketa dhe te ajerosura mire . Ambalazhi i hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per  te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Udhezohet qe bojerat te mbahen larg femijeve! Ambalazhi bosh te mos perdoret  per ruajtjen e ushqimit! Te shmanget kontakti me lekuren apo syte! Ne  rast kontakti te lahen me  uje te bollshem dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!