SUPER ECOPLAST – Boje Profesionale Ekologjike

Super Eco Plast eshte boje plastike ekologjike per perdorim te brendshem. Ne baze te formules speciale dhe perdorimit te lendeve te para organike mbron perdoruesin dhe nuk demton ambjentin. Eshte e certifikuar nga, OHSAS 18001, ISO 9001-2015 dhe permbush kriteret e Bordit Ecolabel te Bashkimit Europian. Eshte boje per ambjente te brendshme e bazuar ne rezine emulsion Veova. Siguron bardhesi, ngijtje ne mur dhe fortesi ndaj larjeve te shpeshta dhe ndaj kushteve atmosferike. Super Eco Plast eshte pa amoniak, me cilesi superiore dhe e pademshme per   shendetin e njeriut dhe mjedisin. Kjo boje nuk permban substance te rrezikshme sic jane metalet, formaldehidet dhe hidrokarbonet aromatike Nuk permban arome te pa kendeshme gjate perdorimit. Ngjyroset me nje numer te pafundem ngjyrash bazuar ne sistemin “D-Mix” te firmes Daylux.

Description

Perdorimi: Ne cdo sipërfaqe të brendshme te perbërë nga beton, siperfaqe te suvatuar, dru, çimento, tulla.

Aplikimi: Lyhet me furce, rrul ose pistolete me ajer.

Mbulimi: 11-13m²/L ne siperfaqe te pregatitur sic duhet dhe ne varesi te perdorimit.

Koha e tharjes: 1-2 ore.

Rimbulimi: Mbas 3-4 oresh i kalohet dora e dyte e lyerjes.

Shenim: Mjetet e punes duhen lare menjehere mbas perfundimit te lyerjes, me uje dhe ne qofte se eshte e nevojshme edhe me detergjent. Siperfaqet e lyera me DAYLUX nuk lejohen te lahen per 4 jave. Nuk lejohet te lyhet nen temperature 5°C dhe mbi 40°C.

 

PAKETIMI       HOLLIMI ME UJE
White 1 Lt 3 Lt 9 Lt 5-10%
Baza D 1 Lt 3 Lt 9 Lt 5%

Siperfaqja duhet te jete ne  kushte te pershtatshme, e thate, e paster, pa yndyre,  pluhur, papasterti, materiale ngjitese. Ne  siperfaqe te reja apo te lyera me pare me hidromat dhe boje te cilesise se dobet , rekomandohet ferkimi me  leter zmerile te pershtatshme, pastrimi i siperafaqes nga pluhurat, si dhe lyerja fillimisht me  astar plastik ose astar akrilik me baze H2O  te firmes Daylux.

Te ruhet sipas kerkesave dhe rregullave  lokale. Te ruhet ne vende te thata, te  fresketa dhe te ajrosura mire . Ambalazhi  i  hapur duhet te vendoset ne pozicion te drejte per te shmangur rrjedhjen e permbajtjes.

Te mbahet larg femijeve! Ambalazhi bosh  te mos perdoret per ruajtjen e ushqimit! Te  shmanget kontakti me lekuren apo  syte!Ne  rast kontakti te lahen me uje te bollshem  dhe sapun! Ne rast gelltitjeje te kerkohet menjehere ndihma e mjekut duke treguar permbajtjen e kutise!

Vlerat maksimale te lejuara nga BE rreth permbajtjeve organike te paqendrueshme/avullueshme (Direktiv 2004/42/CE) per kete produkt (ketegoria A/a “Tavane dhe mure te brendshme mat (shkelqimi≤ 25@60°)” Tipi WB): 30g/l(2010). Ky produkt permban maksimumi 10g/l VOCs. (produkti gatshem per perdorim).